Serie A, fitojnë Juve e Fiorentina, rritet presioni për Mihajlovic e Garsia

06/01/2016 00:00

Juve shënon fitoren e tetë radhazi, pasi mposhti Veronën me rezultat 3-0. Dybala në minutën e 8, Bonucci në të 45-n dhe Zaza në të 82-n u kujdesën që të çojnë në kuotën e 36 pikëve “zonjën”, vetëm dy më pak se Fiorentina e vendit të parë.

“Violët” e Sousas arritën të fitojnë në transfertë ndaj Palermos 1-3. Ilicic realizoi dopietë që në pjesën e parë për t’i dhënë një qetësi skuadrës së tij, e cila arriti ta menaxhojë ndeshjen mjaft mirë.

Edhe pse goli i Gilardinos hapi ndeshjen, Fiorentina arriti të shënojë edhe golin e tretë me anë të Blaszczykoëskit  në minutën e 93. Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 38 pikëve dhe kryeson kampionatin, duke shfrytëzuar edhe nga fakti që Interi luan nga ora 18:00.

Rritet akoma edhe më shumë presioni mbi Mihajlovic, pasi Milan mundet në shtëpi 0-1 nga Bologna. Goli i Giaccherinit tetë minuta nga fundi i takimit i dha fitoren skuadrës mike.

Roma bën sërish një hap fals pasi nuk mundet të marrë më shumë se një barazim në transfertë me Chiveon. Edhe pse skuadra e Garsias ishte në epërsi prej dy golash deri në fund të pjesës së parë, vendasit arritën të barazojnë në 2-2 në pjesën e dytë.

Në minutën e 71, Falque i jep sërish epërsinë Romës, por Pepe baazon pesë minuta nga fundi për rezultatin përfundimtar 3-3.

Edhe Lazio nuk arrin më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Carpit, me Etrit Berishën që luajti për 90 minuta.  Portieri i Kombëtares bëri një performancë të shkëlqyer duke mbajtur skuadrën e tij në lojë në dy raste shumë të mira që miqtë kishin për të kaluar në epërsi.

Nërkohë, në sfidën që u luajt në mesditë, mes Udineses dhe Atalantas, vendasit shënuan fitore të rëndëishme 2-1.

Top Channel