Serie A, debutim ëndrrash për Ajetin (VIDEO)

06/01/2016 00:00

Arlind Ajeti ka bërë një debutim ëndrrash me skuadrën e tij të re, Frosinone, pasi arriti të shënojë një gol që në fund rezultoi të ishte edhe i barazimit, duke bërë që skuadra të marrë një pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Sassuolos.

Miqtë e nisën majft mirë ndeshjen pasi që në minutën e 16 arritën të kalojnë në epërsi me anë të Dionisit, mirëpo vendasti barazuan vetëm gjashtë minuta më vonë me anë të Defrel, me topin që u devijua në mënyrë të pafat nga Ajeti, duke nxjerrë jashtë loje portierin Leali.

Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim me rezultat të barabartë, në minutën e 45, pas një goditje nga këndi, mbrjtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, gjendet më së miri ne zonë dhe me kokë çon topin në rrjetën e Sassuolos.

Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin në drejtim të portës kundërshtare duke arritur të barazojnë edhe Falcinellin në minutën e 74. Megjithatë, Frosinone arriti të marrë një pikë nga kjo përballje që është shumë e rëndësishmë në luftën për mbijetesë.

Top Channel