Astronomët e NASA-s kanë kapur me rreze X çlirimin masiv të gazit nga një Vrimë e Zezë e ndodhur në zemër të një galaksie “të afërt”.

Sasia e gazit të nxehtë të “gromësirë” prej Vrimës së Zezë u kap nga teleskopi hapësinor Chandra, i hedhur nga agjencia amerikane prej kohës në orbitën e Tokës, në galaksinë e vogël NGC5194, 26 milionë vite dritë larg.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, çlirimi i gazit nga Vrima e Zezë në këtë galaksi është fenomeni më i afërt me planetin tonë i regjistruar ndonjëherë.

Gjetja u prezantua në takimin e 227 të Shoqatës Amerikane të Astronomisë në Florida dhe vlerësohet si një burim i rëndësishëm informacioni për të kuptuar më mirë marrëdhënien mes një Vrime të Zezë dhe galaksisë ku ajo ndodhet.

“Mendojmë se të tilla çlirime gazi dhe aktiviteti të Vrimave të Zeza shërbejnë për të kontrolluar zgjerimin e një galaksie. Një zgjerim i pakontrolluar do të çonte në shpërbërjen e tyre”, thotë Marie Macheck, bashkëautore e studimit dhe lektore në Qendrën e Astrofizikës, Harvard-Smithsonian.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel