Rikthehet Serie A, Sampdoria fiton derbin e Xhenovas

06/01/2016 00:00

Sampdoria triumfoi në derbi kundër Xhenovas. Edhe pse në këtë takim ishte Xhenova pritëse, ekipi i drejtuar nga Montella fitoi me rezultatin 2-3 në një ndeshje me ritëm të lartë, e me raste të shumta shënimi.

Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga Sampdoria, duke realizuar edhe dy gola, në fillim me Soriano-n e më pas Eder, dy lojtarë pjesë e kombëtares Italiane.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Soriano që shënoi edhe golin e tretë dhe këtu u duk se ndeshja ishte mbyllur, por lojtarët e Xhenovas nuk ishin të këtij mendimi dhe fal përpjekjeve të shumta, ata arritën të realizojnë dy gola, me të njëjtin autor, Pavoletti, por pa mundur dot të arrijnë barazimin.

Ditën e mërkurë luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 18.

Top Channel