Superiorja, Flamurtari prezanton trajnerin e ri: Zekeria Ramadani

05/01/2016 00:00

Duke nisur nga fillimi i këtij viti, Zekeria Ramadani do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit. Tekniku shqiptar nga Maqedonia, i cili u prezantua nga shefi i klubit, Ardi Behari, do të drejtojë skuadrën vlonjate për pjesën e mbetur të sezonit, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit.

Ramadani ka luajtur me shumë skuadra në Maqedoni, ndërkohë që në Shqipëri është aktivizuar me ekipin e Besës së Kavajës dhe me Flamurtarin.

Përsa i përket eksperiencës si trajner, kulmi i tij është me skuadrën e Shkupit, të cilin e ngjiti në ligën e parë të Maqedonisë. Sa i përket detyrës së re, Zekeria theksoi se do të mundohet, që Flamurtari të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Top Channel