Bale, i pakënaqur nga shkarkimi i Benitez

05/01/2016 00:00

Gareth Bale kryeson një grup lojtarësh të cilët janë të zhgënjyer me vendimin e skuadrës për të shkarkuar trajnerin Rafa Benitez.

Uellsiani ndihet i “shkatërruar”, ndërsa besohet se do të ketë një takim me trajnerin Zidane për të mësuar se cili do të jetë roli i tij nën drejtimin e francezit.

Benitez u shkarkua të hënën në mbrëmje, ndërkohë që Bale po kalonte në një formë të mirë pasi trajneri spanjoll e zhvendosi më në qendër uellsianin që ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 7 asiste në 13 paraqitje në kampionat.

Zidane planifikon që të hedhë sytë nga të pakënaqurit, konkretisht nga Isco dhe James Rodriguez, të cilët nuk kanë gëzuar shumë minuta nën drejtimin e Benitez.

Megjithatë, në një prononcim të tij, Zidane tha se Bale do të jetë një lojtar kyç dhe do të ketë të njëjtin rol në skuadër siç kishte me Benitez.

“Gareth është i zhgënjyer me shkarkimin e Rafas sepse ai ishte një trajner i rëndësishëm për të, por do ta trajtoj në të njëjtën mënyrë siç e trajtonte Rafa. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe kyç për skuadrën. Bale është fenomenal dhe do t’i japim të gjithë mbështetjen e nevojshme”, u shpreh Zidane.

Top Channel