Të humbësh patentën në Britani të kushton shumë, dhe nuk të leverdis. Por në Francë, pa patentë? Nuk ka problem.

Mjafton të blini jnë VSP a voiture sans permis, një makinë e vogël dy vendëshe që mund ta ngasë kushdo mbi 14 vjeç, madje edhe sikur sapo të ketë mësuar makinën.

Është një makinë që në Francë mund ta ngasësh pa patentë dhe që mund të jetë mjaft efektive për të lëvizur brenda qytetit. Shpejtësia maksimale e tij është 45 km/h.

Në Brittany të Francës, këto voitures sans permis kanë pushtuar rrugët e qytetit. Në shqip përkthehet “makina pa patentë”, që do të thotë që drejtuesi i saj mund të ngasë edhe pa leje drejtimi.

Ato mbeten një mjet i rëndësishëm transporti, sidomos për moshën e vjetër, pasi janë mjaft efikase edhe për parkim, për shkak të vogëlsisë që kanë.

Top Channel