Chelsea në merkato, synohen dy brazilianë

04/01/2016 00:00

Chelsea dhe Manchester United janë futur në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit barazilian, Marquinho. 21-vjeçari po kalon në një periudhë aspak të mirë tek PSG-ja duke zbritur në fushë vetëm 7 herë këtë sezon.

Në një intervistë për mediat franceze, Marquinho, që firmosi vitin e kaluar një kontratë të re me PSG-në, ka pranuar se nuk do të largohet nga skuadra në merkaton e janarit, por nuk e përjashtoi largimin në verë.

“Sikurse çdo lojtarë, edhe unë dëshiroj që të jem në formacionin startues. Unë respektoj vendimet e trajnerit, por do të vijë një moment kur do të kërkoj më shumë, jo thjesht të jem në stol. Ashtu sikurse deri më tani, edhe në gjashtë muajt e ardhshëm do të punoj fort që të fitoj një vend titullari, pas kësaj do të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh 21-vjeçari.

Ndërkohë, “blutë” e Londrës kërkojnë të sjellin në “Stamford Bridge” edhe lojtarin e Shakhtar Donetsk, Alex Teixeira, duke shfrytëzuar miqësinë e Willian dhe Oscar për të bindur brazilianin.

Po ashtu, skuadra e Ambramovich është duke vëzhguar edhe situatën e Iscos te Real Madrid, mirëpo pa bërë ndonjë hap konkret, me Cityn që duket më i interesuar të pagujë 30 milionë paund për të transferuar spanjollin.

Top Channel