Baba Vanga për 2016: Ekstremistët do të pushtojnë Europën

04/01/2016 00:00

Në këtë fillimviti mediat ndërkombëtare kanë risjellë në vëmendje Baba Vangën, gruan bullgare që ka parashikuar mjaft ngjarje.

Për vitin që sapo hymë Baba Vanga ka parashikuar se do të ketë një pushtim të Europës nga ekstremistët muslimanë, që do të përdorin edhe armë kimike. Për shkak të këtij sulmi, Europa nuk do të ekzistojë siç ka qënë deri më sot.

Këto fjalë kanë trembur ata që e kanë takuar para pak se të vdiste. E verbër që 12 vjeçe, historia i ka dhënë disa herë të drejtë, si për shembull parashikimi i cunamit në 2004, atentati i 11 shtatorit në Amerikë, shkatërrimi i Çernobilit, e shumë të tjera.

Top Channel