Rally Dakar 2016, anulohet etapa e parë për shkak të motit të keq

04/01/2016 11:10

Nuk ka paqe për edicionin e 38 të Rally Dakar. Pas aksidentit të ndodhur në etapën prolog, organizatorët e kësaj ngjarjeje sportive vendosën të anulonin etapën e parë Buenos Aires-Rosario dhe kjo për shkak të motit të keq.

Reshjet e dendura të shiut që pushtuan zonën ku do të zhvillohej kjo etapë penguan ngritjen e helikopterëve që do të survejonin të gjithë pistën për të garantuar sigurinë e pilotëve.

Fillimisht, organizatorët menduan për opsionin e shtyrjes së startit të etapës, gjë që ndodhi 2 herë, por më pas drejtori i garës, Etien Lavinj, vendosi të bëjë të ditur anulimin e kësaj etape.

Tashmë, pjesëmarrësit e të gjitha kategorive dhe mjetet e tyre shkuan drejt Villa Carlos Paz për të zhvilluar etapën e dytë, që do të mbyllet në Termas De Rio Hondo.

Top Channel