Alonso ka besim: McLaren do të përmirësohet

03/01/2016 00:00

Fernando Alonso beson se MecLaren do të përmirësohet ndjeshëm në Botërorin e Formula 1 të vitit 2016 dhe kjo do të ndodhë nëse disa strategji të stafit teknik do të zbatohen në mënyrë korrekte.

Këtë bindje të tij, 2 herë kampioni i botës e ka shprehur në një intervistë për “El confidencial” të dhënë gjatë kësaj fundjave.

“Nëse i zbatojmë mirë disa nga modifikimet tona, atëherë koha që do të fitojmë do të jetë e madhe”, tha Alonso. “Mendoj se në vitin 2016 situata do të jetë krejt ndryshe. Do të jemi më shumë se 2 sekonda më të shpejtë. Duhet të kemi të qartë pikat e forta të makinës dhe të punojmë në këtë drejtim. E dimë që motori i makinës na ka kufizuar, kështu që ndryshimet te ne nuk do të jenë në aspektin e dizenjos dhe filozofisë së makinës”.

Botërori i Formula 1 i vitit 2016 do të nisë në muajin mars me Çmimin e Madh të Australisë.

Top Channel