Prishtinë, zëvendësohet grafiti “seksist” për Presidenten Jahjaga

03/01/2016 00:00

Një grafit në murin e një ndërtesë në qendër të Prishtinës, i cili portretizonte në mënyrë të pahijshme Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke i përmendur edhe njëherë këshilltaren e saj, ka nxitur reagimin e ashpër të disa organizatave të shoqërisë civile.

Këtë të diel, rrjeti i grupeve të Grave të Kosovës ndërmori një aksion për ta fshirë atë tërësisht dhe për ta zëvendësuar me një tjetër.

“Me Presidenten” është mbishkrimi i vendosur në po të njëjtin vend, me qëllim që – siç tha kryetarja e rrjetit të grupit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, – “të tregojmë se puna dhe imazhi i Presidentes Jahjaga çmohet lart”.

Rogova e cilësoi fyese, që kryetarja e shtetit të portretizohet me mesazh dhe grafit seksist për të. “Po të ishte burrë, kjo nuk do të kishte ndodhur. Por këtu te ne, gratë ende shihen si objekt e jo subjekt”, tha Rogova pas aksionit.

Top Channel