Ish-ylli i Liverpool, Gerrard: Ky, viti im i fundit si futbollist

03/01/2016 00:00

Steven Gerrard pritet t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur në fund të këtij viti. Është vet futbollisti i Los Angeles, që e ka deklaruar këtë, duke konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë me Jurgen Klopp për t’u bërë pjesë e stafit teknik të Liverpoolit.

Steven Gerrard ka luajtur me “The Reds” gjatë periudhës 1998-2015, duke zhvilluar 708 ndeshje me këtë skuadër, ndërkohë që kontrata e tij me skuadrën kaliforniane skadon pikërisht këtë vit.

“Nuk jam plotësisht i sigurt, por mendoj se 2016-a do të jetë viti im i fundit si futbollist profesionist, – tha Gerrard, i cili ka luajtur edhe 114 ndeshje me përfaqësuesen angleze. – Kam zhvilluar një bisedë me Jurgen Klopp dhe nuk kam marrë ofertë konkrete për të qenë pjesë e stafit teknik. Por, në klub më kanë bërë të ditur se do të jenë shumë të lumtur, nëse unë do të kthehem. Sigurisht, pa më thënë që duan të kem një rol të përcaktuar në klub”.

Top Channel