Skadon e drejta e autorit, “Lufta” e Hitlerit tashmë në librari

02/01/2016 00:00

Kthehet në librari “Mein Kampf” i Adolf Hitler. Nga 1 janari, pas skadimit të të drejtave të autorit dhe 70 vjet nga vdekja e fyhrerit, libri ndodhet libraritë e qyteteve kryesore të Gjermanisë.

Për momentin në dispozicion të të interesuarve janë vetëm 4 mijë kopje, me një çmim jo edhe aq të leverdisshëm, 59 euro.

Libri është redaktuar nga një grup historianësh dhe sipas krerëve të Institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih, “ai do të shkatërrojë përgjithmonë mitin që rrethon portretin hitlerian”.

Diktatori gjerman vdiq 70 vjet më parë, duke u vetëvrarë në bunkerin e tij në Berlin, teksa qyteti pushtohej nga trupat sovietike. Pas Luftës së Dytë Botërore, aleatët i dorëzuan Landit të Bavarisë të drejtat e autorit të librit.

Por për 70 vjet rresht autoritetet e landit kishin mohuar autorizimin për botimin e librit, që nën regjimin nazist ishte kthyer në një best seller, i pranishëm në raftin e çdo shtëpie, ndërsa më pas ishte bërë i pagjendshëm.

Top Channel