Aksidentet rrugore, viti i ri nis me 4 viktima

01/01/2016 00:00

Të paktën 4 të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i aksidenteve të ndodhura në vend para dhe pas ndrimit të viteve.

Pas mesnatës ka humbur jetën një 17-vjeçar i cili po udhëtonte me një motor në aksin Fier-Shegan.

Ndërkohë, në Pogradec një tjetër i ri ka humbur jetën pasi makina “Mercedes Benz” me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga.

Ndërsa në Tiranë, në rrethrrotullimin e Saukut, ka humbur jetën një punonjës policie që është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një femër.

Një aksident tjetër automobilistik ka ndodhur në Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit, ku për pasojë 1 person ka humbur jetën dhe 3 të rinj janë plagosur rëndë.

Top Channel