Fier, makina del nga rruga; humbin jetën 2 persona

31/12/2015 18:25

Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e kësaj të enjteje në Fier, ku kanë humbur jetën 2 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Vajkan, kur mjeti tip “Audi”, me targë “AA 300 KC” ka humbur kontrollin dhe ka dolë nga rruga.

Sipas burimeve, viktimat janë identifikuar si shtetasit Elton Pirra, 33 dhe Suela Bakiaj 27 vjeç, burrë e grua.

Top Channel