Arrest shtëpiak për Dërgutin e Konjufcën

30/12/2015 00:00

Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca, iu është caktuar masa e “arrestit shtëpiak” deri më 14 janar 2016.

Përmes një komunikate për shtyp, Vetëvendosje thotë se “Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes sistemit të drejtësisë të kapur, po tenton të ndalë opozitën duke përndjekur, rrahur, arrestuar e dënuar deputetët dhe aktivistët opozitarë”.

“Tani, edhe Gjykata Kushtetuese e ka thënë që janë shkelur 23 nene të Kushtetutës me marrëveshjen për ‘Zajednicën’. Kjo, veçse ia shton legjitimitetin aktiviteteve të deritanishme opozitare, në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria shkelëse e Kushtetutës duhet të largohet menjëherë”, thuhet në këtë komunikatë.

Top Channel