Manchester United tundohet nga Felipe Anderson

30/12/2015 00:00

Felipe Anderson është kthyer në objektivin e merkatos për Manchester United. E përditsjhmja italiane ‘Corriere Dello Sport’ flet për një ofertë prej 50 milionë Eurosh të Djajve të Kuq për të blerë kartonin e brazilianit, ofertë kjo që mund të tundojë jo pak presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Klubi roman e bleu kartonin e Felipe Anderson nga Santos, duke paguar vetëm 7.5 milionë Euro për të. Anderson sezonin e shkuar ishte një prej sulmuesve më të spikatur nga kampionatin italian. Fillimi i këtij sezoni e përballi brazilianin me një seri dëmtimesh, por ai vazhdon të jetë një ndër më të preferuarit në Evropë.

Top Channel