Kohë rinovimesh te Napoli, pritet dhe Higuain

30/12/2015 00:00

Te Napoli ka ardhur koha e rinovimeve. Pas brazilianit Jorginho, pritet t’i nënshtrohen këtij procesi edhe Dris Mertens, Koulibaly e Ghoulam.

Por jo vetëm kaq, drejtuesit e klubit italian pritet të zhvillojnë një takim edhe me familjarët e sulmuesit Gonzalo Higuain, për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij.

Argjentinasi ditët e fundit është shprehur se ndihet mirë te Napoli, gjë që përbën një lajm të mirë për skuadrën e drejtuar nga Maurizio Sarri. Forma e shkëlqyer që ka shfaqur në dy sezonet e fundit Higuain ka bërë që argjentinasi të jetë ndër më të kërkuarit në tregun e sulmuesve.

Top Channel