Marchione: Motorë Ferrari për Red Bull, do të ishte e rrezikshme

30/12/2015 00:00

Ferrari gjatë këtij viti ishte në bisedime me Red Bull për furnizimin me motorë të kësaj të fundit, por në fund kokëkuqja italiane vendosi të mos e nënshkruajë akordin e bashkëpunimit me skuadrën austriake. Sipas presidentit të Ferrarit, Sergio Marchioone, skuadra e tij u tërhoq, pasi e cilësonte këtë bashkëpunim me Red Bull si një rrezik për konkurrencën e Ferrarit

“Na u desh të përballeshim me disa pasiguri të arkitekturës sonë dhe duhet të ngushtonim disa diferenca në aspektin teknoligjik – tha Marchione – kështu që furnizimi me motorë i një skuadre që ka një shasi makine në gjendje që të konkurrojë në nivelet më të larta do të ishte një rrezik për Ferrarin.

Qëllimi im kryesror është që të mbështesë dhe të mbrojë Ferrarin. Nuk jam i interesuar të mposht Mercedes nëpërmjet Red Bull. Ajo që dua është të shoh Ferrarin të fitojë. E di shumë mirë se çfarë është në gjendje të bëj Red Bull, kur kishte Vettel në skuadër na shkatërroi plotësisht dhe fituan kampionate botërore.

Top Channel