Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetase nga Mitrovica Veriore, e dyshuar për terrorizëm. Ajo është identifikuar si Elma Gjyshinca.
Kjo shtetase ishte arrestuar edhe më 25 nëntor në Bosnjë, nën dyshimet e njëjta për terrorizëm, ndërsa javën e kaluar është deportuar për në Serbi, ku është marrë nga babai i saj.
Nga Policia e Kosovës, ajo është ndaluar në hyrje të pikës kufitare të Bërnjakut, afër Mitrovicës.
Kjo është konfirmuar për Top Channel nga zyrtari për Informim i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se personi në fjalë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin e Bosnjës.
Boshnjakja 21-vjeçare nga Mitrovica ishte arrestuar së bashku me bashkëshortin e saj, Enes Meshiç, i cili është i njohur për agjencitë e zbulimit dhe të sigurisë në Bosnjë, ndërsa menjëherë pas arrestimit është liruar.
Top Channel