Turqia humbet 52 milionë euro nga futbolli

29/12/2015 00:00

Turqia pritet të humbasë në dimër rreth 52 milionë euro nga sektori i futbollit. Rrëzimi i avionit rus pak kohë më parë që solli dhe krisjen e marrëdhënieve Rusi-Turqi ka bërë që skuadrat ruse të pezullojnë të gjitha rezervimet e bëra për fazën pregatitore të dimrit në Antalja.

Klubeve ruse i janë bashkuar edhe skuadra nga 22 vende të tjera, të cilat për shkak të pasigurisë kanë vendosur të ndërrojnë vendin ku do të kalojnë pregatitjet e dimrit. Mediat turke raportojnë se humbja financiare nga 900 pezullimet e bëra deri tani, e kalon shifrën e 52 milionë eurove, pra gjysma e të ardhurave të viteve të kaluara.

Sipas tyre, humbja e Turqisë nga kjo krizë pritet të jetë mbi 2 miliardë euro në muajt e verës, ku numri i turistëve rusë zinte vendin e parë në Antalja.

Top Channel