Sakrifica dhe vendosmëria e balerinëve

28/12/2015 00:00

Një fotograf anglez ka realizuar një set fotografik me disa nga balerinët më të famshëm të botës, me qëllim që të tregojë për publikun “vendosmërinë dhe sakrificën” me të cilën këta persona “gatuajnë” regjimin e tyre rraskapitës stërvitor.

Fotografi Rick Guest ftoi balerinën spanjolle Tamara Rojo, drejtoreshë artistike e Baletit Kombëtar të Anglisë, dhe shumë personazhe të tjerë nga mbarë bota për të realizuar këtë set fotografik.

“Këto foto janë bërë gjatë tre viteve të fundit. Doja të tregoja sforcimin e këtyre personave në sytë e botës, pasi kur i sheh duke bërë punën e tyre, baleti duket tepër i thjeshtë. Vetëm po e kuptove se ç’ heqin balerinët për ta bërë performancën e tyre të duket si diçka e lehtë, mund t’i vlerësosh vërtet”, tha Guest për “Daily Mail”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel