Anulohen fluturimet në aeroportin e Prishtinës, shkak mjegulla e dendur

27/12/2015 16:45

Mjegulla e dendur në Kosovë, ka bërë që të anulohen fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zyrtarja për informim e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, konfirmoi  për Top Channel se nga 63 fluturime të parashikuara për të dielën, 40 janë anuluar, 7 kanë ndryshuar drejtim për në aeroportet fqinje në Tiranë dhe Shkup, ndërsa 14 të tjera janë në pritje.

Ndërkohë qindra shqiptarë prej 48 orësh kanë mbetur duke pritur në Aeroportin e Zyrihut për të udhëtuar drejt Prishtinës, por kompanitë e fluturimeve nuk kanë arritur t’u tregojnë saktë se kur mund të fluturojnë.

Kjo pasi Aeroporti i Prishtinës nuk mund të japë të dhëna të sakta për shkak të mjegullës së dendur.
Dy fluturime të mëngjesit që janë nisur nga Zyrihu në Prishtinë kanë pritur mbi 30 minuta dhe nuk kanë arritur të marrin leje për ulje, duke u detyruar të ulen njëra në Shkup e tjetra në Tiranë.

Pas këtyre dy fluturimeve me probleme, fluturimet të tjera janë anuluar për një kohë pacaktuar, ndërsa udhëtarët e lodhur presin në aeroport. Ata akuzojnë kompanitë shqiptare ku i kanë blerë biletat se nuk po ju tregojnë kur mund të udhëtojnë dhe po ashtu nuk po ua kthejnë paratë e biletave, për të gjetur alternativa të tjera të udhëtimit në vendlindje, për festat e fundvitit.

Pas këtyre dështimeve të fluturimeve në Prishtinë, qytetarët janë mbledhur pasdite para zyrave të kompanive ku

Top Channel