Të pagjeturit, familjarët: Arkivat serbe të jenë kusht për fillimin e bisedimeve

26/12/2015 00:00

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë të vendoset kusht për fillimin e bisedimeve Prishtinë- Beograd hapja e arkivave të policisë dhe ushtrisë serbe për të zbardhur fatin e të afërmve të tyre.

Kjo kërkesë i është adresuar Qeverisë nga familjarët e të pagjeturve, por edhe anëtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të cilët kanë pranuar se janë “dorëzuar” përballë shtetit serb që po tregon mosgatishmëri për të kryer gërmimet në lokacionet e dyshuara për varreza masive në Serbi.

Serbia edhe këtë vit, sipas përfaqësuesve të këtij Komisioni ka vepruar njësoj, duke zvarritur gërmimet në zonat ku ky Komision kishte informacione se ka varreza masive në këtë shtet. Ndërsa, sipas familjarëve, është Qeveria e Kosovës ajo që bashkë me bashkësinë evropiane nuk janë angazhuar për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

Top Channel