Ndërron jetë njeriu më i shëndoshë në botë

26/12/2015 00:00

Ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të luftuar obezitetin e tij rekord, plot 444 kile. Por meksikani Andres Moreno nuk ia ka dalë dot.

Prej kohësh ai ishte njeriu më i shëndoshë në botë dhe jetonte në shtetin e Sonorës në Meksikë.

“Miq e të afërm, ju informojmë se Andres sapo ndërrojë jetë, lutini për të”, ka shkruar në Facebook familja e tij.

Sipas medias vendase, Moreno ndërroi jetë nga një infarkt. Ai do të bënte një ndërhyrje kirurgjikale në zorrë. Por gjendja u përkeqësua pa filluar operacioni.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel