Kolosi i Rodosit do të rindërtohet

26/12/2015 00:00

Kolosi i Rodos, një nga shtatë mrekullitë e lashta të botës, do të rindërtohet si pjesë e një projekti 183 milionë paund.

Grekët kanë vendosur ta realizojnë sërish këtë kryevepër, por statuja e re pritet të ketë një lartësi prej 150 metra dhe një peshë shumë herë më të rëndë sesa origjinali. Megjithatë, pamja do të jetë e njëjtë sikurse origjinali, këmbët e Kolosit të Rodosit do të vendosen në dy kalatat e portit. I njohur ndryshe si “Perëndia e Diellit”, ai do të ketë pjesë të strukturës panele diellore, çka do ta bëjnë të dukshme deri në brigjet turke.

Arkitektët e projektit e kane ideuar jo vetëm si një statujë, por si një objekt turistik vizitash. Brenda saj do të ketë edhe librari, dyqane, apo një muze të vogël.

“Ne duam të ringjallim simbolin e kësaj statuje duke e kthyer atë në një emblemë të globalizimit, dhe njëkohësisht duam të sjellim në vëmendje rëndësinë e saj historike dhe kulturore”, tha për revistën “Times” arkitekti Aris A. Pallas, i cili vetëm 29 vjeç ka marrë përsipër një projekt gjigand si Kolosi i Rodosit.

Top Channel