“Fshij fotot intime të ish së dashurës”

25/12/2015 00:00

Një gjermani i është dhënë urdhër që të fshijë të gjitha fotot intime të ish së dashurës, pavarësisht nëse e kishte ndërmend që t’i shpërndante ato apo jo, pasi gjykatësit thanë se nuk e kishte më të drejtën t’i mbante ato.

Gjykata Federale gjermane tha se gruaja ishte pajtuar që ai të mbante fotot, por leja ka përfunduar në momentin kur marrëdhënia është ndërprerë.

Gjykata deklaroi se mbajtja e fotove dhe videove intime të dikujt cenon të drejtën e privatësisë, edhe në rast se ai nuk e ka ndërmend që t’i shpërndajë ato me dikë tjetër.

Ky rast mund të bëhet zgjidhje për shumë raste të ngjashme në të gjithë Europën, pasi nuk janë të rralla rastet kur pas ndarjes, njëri prej partnerëve vendos të hakmerret duke i publikuar tjetrit fotot intime nëpër rrjete sociale.

Top Channel