“The Guardian” zgjedh Messin si futbollistin më të mirë në botë

25/12/2015 08:50

Gazeta britanike “The Guardian” ka zgjedhur Leo Messin si futbollistin më të mirë në botë për vitin 2015.

Numri 10 i Barcelonës, i cili e ka fituar çmimin e “The Guardian” edhe në vitin 2013, grumbulloi 4873 pikë nga 123 pjesëtarët e jurisë, duke lënë pas Cristiano Ronaldon (4620) dhe Neymarin (4582).

Në vend të katërt Luis Suarez, duke plotësuar kështu treshen sulmuese të katalanasve në pesëshen e parë.

Bie në sy ngritja e polakut Robert Lewandowski, i cili renditet i pesti dhe ka një përmirësim prej 25 vendesh nga viti i kaluar.

Top Channel