Chelsea kthen sytë nga Jorge Sampaoli

24/12/2015 00:00

Jorge Sampaoli është një tjetër kanidat për të marrë drejtimin e Chelseat në sezonin 2016-2017. Trajneri i Kombëtares kiliane shihet me respekt në botën e futbollit pasi udhëhoqi këtë skuadër drejt triumfit në Kupën e Amerikës.

Po ashtu, ky sukses e ka përfshirë në listën e ngushtë për çmimin “Trajneri më i mirë” për vitin 2015 të FIFA-s bashkë me Pep Gardiolan dhe Luis Enriquen.

Për Sampaolin interesohet edhe Swansea dhe Roma, por një ofertë serioze nga ana e bluve do të bënte që ai të zgjidhte menjëherë Londrën si destionacionin e radhës për karrierën e tij.

Ajo çfarë pëlqen Abramovich tek Sampaoli është fakti se ai luan një futboll sulmues, një lojë që manjati rus dëshiron ta shoh në “Stamford Bridge”. 

Pep Guardiola, Diego Simeone dhe Juande Ramos janë kandidatët e tjerë që mund të marrin drejtimin e skuadrës londineze.

Ndërkohë, Chelsea ka nisur negociatat me Montreal Impact për të liruar Didier Drogbanë. Hiddink e dëshiron legjendën e bluve si numrin 2, por me mundësi që edhe të luajë.

Top Channel