Kimi Raikkonen drejt altarit

24/12/2015 13:35

Kimi Raikkonen po përjeton një moment krejtësisht të kundërt në krahasim me Jenson Button përsa i përket jetës personale. Në fakt, piloti finlandez i Ferrarit verën e ardhshme do të shkojë në altar për t’u martuar me të fejuarën e tij Minttu Virtanen, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Është pikërisht bashkëshortja e ardhshme e Raikkonen ajo që e ka konfirmuar këtë lajm në blogun e saj, duke iu referuar edhe zërave të fundit që flisnin për një martesë sekrete në Nju Jork mes saj dhe ish-kampionit të botës së Formulës 1.

“Unë dhe Kimi ende nuk jemi martuar, por unë tashmë e kam gjetur fustanin e nusërisë. Kështu që verën e ardhshme do të më lejohet ta quaj atë si bashkëshortin tim”, shkruan Minttu në blogun e saj.

Kjo do të jetë hera e dytë për Kimi Raikkonen që martohet. Në vitin 2004 piloti finlandez lidhi kurorë me modelen Xheni Dalman, për t’u divorcuar në vitin 2014.

Top Channel