Asociacioni, Jahjaga: Partitë të pranojnë vendimin e Kushtetueses

23/12/2015 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në kërkesën e saj për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga ka ftuar partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën të shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend.

Top Channel