Kurani më i vjetër në botë, nga Egjipti?

23/12/2015 00:00

Një prej librave më të vjetër të Kuranit në botë, disa pjesë të të cilit u zbuluan këtë verë në Universitetin e Birminghamit, është mbajtur dikur – sipas ekspertëve – në xhaminë më të hershme të Egjiptit, “Amr ibn al-As”.

Fragmentet e tij, të ruajtura me fanatizëm, janë të paktën 1.370-vjeçare, siç dëshmuan edhe testet me radiokarbon.

Profesori David Thomas tha atëherë se, personi që e ka shkruar mund ta ketë njohur vet Profetin Muhamed, mund ta ketë parë apo dëgjuar në predikim.

Top Channel