Agjenti i Mourinho: Nuk shkon te Manchester United

23/12/2015 10:50

Jose Mourinho nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje për të marrë drejtimin e Manchester United. Ai që e thotë këtë është vetë agjenti i trajnerit portugez, Jorge Mendes, në një intervistë të dhënë për të përditshmen braziliane “Globo Esporte”.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por në këtë moment nuk ka asnjë marrëveshje. Madje as nuk kemi marrë ndonjë ofertë zyrtare nga ana e drejtuesve të Manchester United”, tha Mendes.

Manchester United do të kthehet në fushat e lojës pas disa ditësh, kur do të luajë me Stoke City në fushën e këtij të fundit, ndërkohë që në 28 dhjetor do të presë pikërisht Chelsean në “Old Trafford”.

Top Channel