VV qëllon me vezë edhe ministrin Stavileci

22/12/2015 00:00

Lëvizja Vetëvendosje njofton se ka qëlluar me vezë edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci.

“Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci është një nga përgjegjësit për shkatërrimin ekonomik të Kosovës. Ai, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, u tërhoqën nga ligji për Trepçën, meqë një gjë të tillë e kërkoi Beogradi. E për t’i shkuar edhe më për shtat politikave të Serbisë mbi Kosovën, ministri Blerand Stavileci nuk guxoi dje në Beograd ta përmendë asnjëherë fjalën ‘Republikë’, pra nuk guxoi të thotë “Republika e Kosovës”, ndërkohë që në anën tjetër, Marko Gjuriç i referohej vazhdimisht Kosovës si ‘Kosovë e Metohi’”, thuhet në komunikatën për shtyp nga Vetëvendosje.

Aksioni, sipas VV-së, u realizua për t’i treguar qeverisë së Kosovës se, pa u tërhequr nga marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të ketë qetësi dhe rehati për ministrat e saj.

Top Channel