Ngricë në rrugë, makina del nga korsia dhe bie në Bunë

22/12/2015 08:40

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në Shkodër, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Bunë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë ngrica në rrugë.

Nga të njëjtat burime mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Opel”, shtetasi me inicialet V.D, ka arritur të dalë prej tij para rënies në Bunë.

Top Channel