Pas Land Rover-it, edhe Mercedes zgjedh Shqipërinë

21/12/2015 17:25

E mbani mend Land Rover kur zgjodhi Thethin për të reklamuar njërin prej prodhimeve të tij? Epo ndoshta ishte i pari, por jo i fundit.

Edhe Mercedes Benz zgjedh terrenet e thyera të Shqipërisë, kësaj here jo të Veriut, por të Jugut, për të reklamuar serinë GLE.

Xhirimet janë kryer në Luginën e Shushicës në Jug të vendit tonë, kur sipas përshkrimit të hedhur në faqen zyrtare të Mercedes Benz, është një rrugë prej 80 kilometrash e gjatë dhe e gjitha në një terrent të thyer.

“Një drejtues i mirë i terreneve të vështira është një njeri i kujdesshëm që respekton natyrën dhe njerëzit që jetojnë në të”, thuhet ndër të tjera në spotin e xhiruar nga gjiganti gjerman i automjeteve.

Sa i takon makinës, bëhet fjalë për një mjet me 450 kuaj/fuqi në total, motor benzinë 3.0 litër V6, harxhon 3.3 litër në 100 kilometra dhe emëton 80 gramë dioksid karboni në 1 kilometër.

Top Channel