Messi pështyhet nga një tifoz i Riverit në aeroportin e Tokios

21/12/2015 13:10

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Naritës, në Tokio.

Kur lojtarët e Barcelonës ishin në procesin e kontrollit të pasaportave, disa tifozë të River Plate (kundërshtari i katalanasve në Botërorin e Klubeve), kanë ofenduar Leo Messin, ndërsa njëri prej tyre e ka pështyrë.

Argjentinasi është acaruar shumë nga ky gjest dhe sipas gazetës “AS” e ka goditur tifozin. Ishte ndërhyrja e Mascherano dhe Luis Enrique ajo që ka qetësuar situatën.

Top Channel