Prishtinë, digjet makina e kryetarit të gjykatës

20/12/2015 00:00

Të shtunën, rreth orës 23:00, është djegur makina zyrtare e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi.

Lajmi është konfirmuar nga vet Hamdi Ibrahimi, i cili përmes telefonit tha për Top Channel se, për shkak të pozitës që ka duhet të përmbahet nga komentet.

Ai bëri të ditur se makina është djegur para banesës së tij dhe e cilësoi këtë si një akt të dëmshëm.

Kreu i Gjykatës Themelore të Prishtinës tha se, lajme të tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës para faktorit ndërkombëtar. Ende nuk dihen arsyet, apo personat përgjegjës të këtij akti, por Policia e Kosovës po punon për zbulimin e tyre.

Top Channel