Bayern Munchen, ikën Guardiola, vjen Ancelotti

20/12/2015 00:00

Pep Guardiola do të largohet në fund të sezonit nga Bajerni i Mynihut dhe do të zëvendësohet nga Carlo Ancelotti. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi bavarez nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare të internetit, ku mësohet se trajneri italian do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, deri në 30 qershor të vitit 2019.

“I jemi shumë mirënjohës Guardiolës për gjithçka ka bërë që nga viti 2013 kur erdhi te ne e deri tani. Jam i bindur se ai dhe skuadra jonë do të vazhdojnë punën intensive për të fituar tituj të tjerë, sidomos tani që Guardiola konfirmoi largimin e tij. Në vendin e tij do të vijë Ancelotti, një trajner i madh, me të cilin jemi të kënaqur që të bashkëpunojmë. Ancelotti ka arritur suksese me çdo skuadër që ka drejtuar dhe e ka fituar Ligën e Kampioneve 3 herë. Ai është një person i qetë dhe i ekuilibruar që di të komunikojë me yjet e futbollit, ndërkohë që aplikon disa sisteme loje. Ne këtë kërkonim dhe e gjetëm”, komentoi Rummenigge në faqen zyrtare të Bajernit.

Dha komentin e tij për këtë detyrë të re edhe vetë Carlo Ancelotti: “Jam i nderuar që do të jem trajneri i një klubi të madh si Bajerni i Mynihut duke nisur nga sezoni i ardhshëm”.

Top Channel