Berisha drejt rekordit, shkëlqen mes ‘kangurëve’

19/12/2015 00:00

Prej gati 5 vjetësh Besart Berisha ka humbur nga radarët e kombëtares shqiptare të futbollit por edhe pse në planin e përfaqësimit me kquezinjtë ka qenë një minus i madh, karriera e tij profesionale ka qenë në ngjitje. Sulmuesi shqiptar është kthyer në një faktor të rëndësishëm në kampionatin australian të futbollit, fillimisht me Brisbane Roar e pastaj me Melburne Victory.

“Duajeni apo urrejeni, por askush nuk mund ti mohojë kualitetet e këtij sulmuesi” shkruhet me gërma të mëdha në mediat e vendit të kangurëve, një sintezë e asaj cfarë mendojnë edhe tifozët. 30 vjeçari deri më tani ka shënuar 69 gola në 110 ndeshje, dhe priret që të thyejë rekorde sipas Fox Sports. Berisha mund të kalojë rekordin e bashkëlojtarit të tij Archie Thomson si shënuesi më i mirë i Ligës në histori.

Për të bërë këtë ‘Besartit i duhen edhe 20 gola për t’i shënuar. Sulmues prishtinali këtë shifër mund ta arrijë para se të mbarojë viti 2016. Berisha javë më parë ka  rinovuar kontratën me Melburne, ku e fitoi titullin dhe Kupën. Ai mbetet jashtë planeve të De Biazit për seleksionin që do të na përfaqësojë në Euro 2016.

Top Channel