Suksesi i Barcelonës, stabiliteti financiar

19/12/2015 00:00

Presidenti i skuadrës më të suksesshme për momentin në futbollin europian, mendon se stabiliteti financiar është çelësi i Barcelonës.

Josep Maria Bartomeu, numri 1 i kampionëve të kontinentit dhe fituesve në fuqi të La Ligës, pret që muskujt ekonomik të forcohen ndjeshëm në të ardhmen, dhe këtu sigurisht mund të kontribuojë botërori i klubeve, me finalen të dielën.

Ekipi i trajnerit Luis Enrike vazhdon të dominojë në fushë por biznesmeni Bartomeu mendon se arsyeja kryesore e triumfevem, është qëndrueshmëria e financave. “Ne duhet të fitojmë para që të rivalizojmë me ekipet më të mëdha në planet dhe kjo është sfida kryesore. Objektivi ynë është që në 6 vitet e ardhshme në zyrat tona, të mbajmë Barcelonën si klubin më të qëndrueshëm. Ne fituam 3 trofe dhe nuk humbëm në financa” tha Josep Maria Bartomeu.

“FIFA paguan vetëm 4.5 milionë Euro për një fitues botërori klubesh dhe kjo nuk është aspak e mjaftueshme, sidomos tani që jemi goditur me bllokadën në merkato”, tha presidenti i katalanasve.

Top Channel