Jahjaga në takim me gratë: Shembull për rininë tonë

19/12/2015 14:00

Presidentja Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në Kuvendin vjetor të Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, ku ka thënë se gratë e Kosovës kanë qenë ato të cilat kanë mbajtur mbi supet e tyre peshën e rëndë të mbijetesës, të rezistencës paqësore, të luftës dhe pa dyshim që ndërtimi i paqes nuk mund të arrihej pa to.

“Unë te ju, të dashura mike, shoh gra shumë të fuqishme të cilat çdo ditë me përkushtimin e tyre garantojnë një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja. Ju jeni shembulli më i mirë për rininë tonë se me punë, me besim dhe me përkushtim, tejkalohen të gjitha barrierat”, ka thënë Jahjaga

Top Channel