Gundogan në shënjestrën e Juves

19/12/2015 13:30

Juventusi problemet i shikon në mesfushë dhe klubi është duke menduar për të përforcuar këtë repart për pjesën e dytë të sezonit. Emri që mund të kënaqë pritshmëritë e trajneri Allegri është ai Ilkay Gundogan. Mesfushori i Dortmund e ka lënë pas kalvarin e gjatë të dëmtimeve dhe po mendon largimin nga kampionati gjerman, edhe pse kontrata me verdhezinjtë skandon në vitin 2017.

Dhe Gundogan duket se është njeriu i duhur për të rolin e regjisorit në formacionin e Juves, duke marrë parasysh dëmtimet e shpeshta që kanë patur futbollistët juventinë në këtë repart apo zhvendosjet e detyruara nga Pogba e Marchisios.

Transferimi në janar duket pak i vështirë për bardhezinjtë, jo vetëm në vlerë financiare, ndërkohë që po shikohen dhe alternativat, si Carvalho nga Sporting dhe Rabiot nga PSG, dy të rinj me shumë perspektivë.

Top Channel