Tirana-Vllaznia në “Selman Stërmasi”, policia publikon masat

18/12/2015 00:00

Tirana do të luajë të shtunën ndaj Vllaznisë në “Selman Stërmasi” në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Superiores.

Policia e kryeqytetit ka publikuar edhe masat e sigurisë që do të merret për mbarëvajtjen e këtij takimi.

Në deklaratën e publikuar nga policia thuhet se nuk do të lejohet parkimi i makinave përreth stadiumit nga ora 08:00 deri në përfundim të ndeshjes. Ndërsa për mjetet e cilat do të konstatohen në këtë zonë do të merren masa për heqjen e tyre.

Gjithashtu gjatë ditës së shtunë do të ketë edhe kufizime të qarkullimit të mjeteve në rrugën “Gjik Kuqali” dhe “Gjon Bue Shpata”. Ndërsa prapa shkollës “Emin Duraku” nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.

Top Channel