Ja çfarë thotë Balotelli për Mourinho-n

18/12/2015 00:00

Balotelli, i cili ishte pjesë e Interit në sezonin që zikaltrit shkëlqyen me Mourinho në stol, ka dalë në krah të trajnerit portugez pas shkarkimit të tij nga Chelsea.

“Nuk ka rëndësi se çfarë mendoni apo thoni për të. Mourinho është një trajner i madh dhe këtë e ka treguar me ekipet e ndryshme që ka drejtuar”, shkruan Balotelli në profilin e tij në “Instagram”.

Mourinho u shkarkua nga Presidenti i londinezëve, Abramovich, pas rezultateve të dobëta këtë sezon të ekipit. Chelsea ka arritur të marrë vetëm 15 pikë në 16 ndeshjet e para këtë sezon, duke u renditur në vendin e 16 në Premier League.

Top Channel