VV kallëzon policinë për ndërhyrjen më 28 nëntor

18/12/2015 00:00

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar rreth 80 kallëzime penale kundër ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në zyrat e subjektit politik më 28 nëntor.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi tha se, kanë ngritur kallëzim penal kundër drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni; drejtorit operacional, Rashit Shala; si dhe udhëheqësit të Njësisë Speciale, Alben Jetullahut.

Ai tha gjithashtu se, më 28 nëntor, në zyrat e VV-së kanë ndërhyrë mbi 1200 pjesëtarë të njësisë speciale, rreth dhjetëfishi i numrit të policëve që ndërhynë më 25 korrik, kundër strukturave paralele serbe në veri.

“Atë ditë nuk kemi pasur të bëjmë me policinë, por me grupe kriminale të udhëhequra nga Shpend Maxhuni, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Këto padi do të mbesin në gjykatë dhe kurdoherë që të përfundojnë, ata do të marrin dënimin”, tha ai.

Top Channel