Një baba kreativ ka gjetur një mënyrë shumë zbavitëse që fëmijët e tij të mos prekin pemën e festave. E ka vendosur atë në tavan, kokëposhtë.

38-vjeçari, Stuart Edwards vendosi të bëjë me duart e tij pemën, në mënyrë që Kai, djali i tij 2-vjeçar të mos e prishte.

Ai e vendosi pemën kokëposhtë në tavan, dhe vitin e kaluar fotoja e Kait që mundohej ta kapte u bë virale në internet.

Por këtë vit, Stuart mendoi se Kai është rritur dhe do e arrinte pemën, dhe për këtë e vendosi zbukurimin në një pjesë tavani të pjerrët të shtëpisë.

Shumë njerëz thotë 38-vjeçari na kanë kritikuar për këtë, pasi kanë sugjeruar që është më mirë ti mësosh fëmijën disiplinën, “por ne nuk duam të kalojmë periudhën festive duke i bërtitur e duke i thënë mos këtë e mos atë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel