Kur miqësia nis në kopësht dhe “trashëgohet” te fëmijët

17/12/2015 00:00

Të moçmit thonin dikur se, kush gjen një mik, gjen një thesar. Linda dhe Ami e vërtetojnë plotësisht këtë. Ato kanë një miqësi të hershme, që nis në vitin 1982.

Janë njohur në kopësht në moshën 3-vjeçare, kur ishin ende fëmijë, ndërsa gjatë viteve ishin të pandashme, duke shoqëruar njëra-tjetrën në të gjitha fazat e shkollimit.

Sigurisht që miqësia e tyre ka pasur edhe momente të vështira, por në sajë të komunikimit për çdo gjë, konfliktet janë sheshuar shpejt.

Sot, të dyja janë të martuara, por miqësia e tyre është “trashëguar” edhe te fëmijët. Sa herë dalin nuk harrojnë, që t’i marrin me vete, duke u dhënë një model miqësie të vërtetë.

Por cili është sekreti i miqësisë së tyre të gjatë?

A është sot e vështirë të kesh miqësi të sinqertë?

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë dy mikeshat e dikurshme të kopshtit lidhen shpirtërisht me njëra-tjetrën, duke trasmetuar të njëjtat vlera miqësie si dikur.

Top Channel