Dëmtim horror në Guangzhou-Barcelona, lojtari thyen këmbën (Kujdes, pamje të rënda)

17/12/2015 00:00

Guangzhou nuk arriti ta përballonte Barcelonën në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, duke u mposhtur me rezultatin 0-3, por në këtë takim ata pësuan edhe një goditje tjetër, pasi Zou Zheng pësoi një dëmtim shumë të rëndë.

27-vjeçari theu këmbën në një duel që pati me një prej lojtarëve të Barcelonës në zonën e tij.

Zou Zheng u largua nga fusha e lojës me barela, ndërsa u dërgua menjëherë në spital. Tashmë lojtari pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushave të lojës.

Për Zou Zheng kjo mund të ishte ndeshje më e rëndësishme e karrierës, por nga kjo ndeshje tashmë ai rrezikon seriozisht karrierën.

Top Channel